Konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe më tërheqëse të showbizit shqiptar.
Bëhet fjalë për Arta Nitaj, e cila për publikun u bë e njohur me anë të serialit “O sa mirë”, dhe për të vazhduar më pas me paraqitje në videoklipe të artistëve të famshëm e deri te prezantimi i sportit.
Bukuroshja është aq e përfolur në mediat shqiptare, saqë çdo lëvizje e saj shndërrohet në lajm.
Së fundmi Arta ka zbuluar se kaq e bukur dhe simpatike sa sot ishte edhe në fëmijërinë e saj.

‘’Arta e vogël’’, ka shkruar modelja.
Ndryshe Nitaj sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të me një udhëtim dhe festë luksoze në Dubai, bëhet e ditur nga postimet e saj në rrjete sociale.
