Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, sukseset e së cilës kanë bërë jehonë në të gjithë botën, së fundmi ka shkruar një letër për të gjithë vajzat e Kosovës.
Këtë letër të hapur ajo e ka shkruar përmes “Jahjaga Foundation”.
Përmbajtja dhe porosia e saj shërben për të iu dalë në ndihmë grave dhe vajzave që kanë nevojë për t’ua bërë me dije një shenjë që ato mund t’ia dalin.
“Zhgënjime do të ketë. Edhe dyer të mbyllura dhe grupe njerëzish që do t’ua bëjnë rrugën vështirë të kalueshme. Mirëpo kjo është e bukura. Çdo sfidë e kaluar shndërrohet në mësimin e radhës.Mblidhni vështirësitë dhe shndërrojini në forcë. Guxoni të ëndërroni dhe vraponi fuqishëm pas ëndrrës tuaj”, shkruhet në këtë letër.
Letrën e plotë të Majlinda Kelmendit mund ta gjeni KËTU
