E njohur më së shumti nga shqiptarët për rolin e saj në serialin “Kuzey Guney” aktorja turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.
Semra Dinçer lindi në Ankara në vitin 1965. Ajo nuk mori arsim për aktrim, por u bë e njohur nga rolet e saj në seriale televizive dhe filma. Ndër më të suksesshmit ishte roli si Handan Tekinoğlu në serialin Kuzey Güney.
Ajo vdiq pas një sëmundjeje të rëndë nga kanceri në mushkëri.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në Twitter përmes një postimi në të cilin ka shkruar: “Ishte kanceri në mushkëri. Njerëzit u kujdesën për të për dy vite. U bënë operacione të shumta. Por nuk ja dolëm dot. Sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”
Akciğer kanseriydi.
2 yıl öncesinden itibaren Ahbaplar ilgilendi.
İsmini vermedik.
Sadece S.D olarak yazmıştık.
Hayırseverler tarafından 2 kez ev tutuldu sayısız operasyon yaptırıldı.
Ama olmadı 🙁
Oyuncu Semra Dinçer ablamızı az önce kaybettik.
Sevenlerinin başı sağolsun. pic.twitter.com/r6Gz5NwpXN— Haluk Levent (@haluklevent) November 1, 2021
