Edhe pse nuk ka patentë shofer, Cardi B posedon një koleksion makinash luksoze.
Kështu është shprehur në emisionin e James Corden, në një puntatë ku reperja dhe vetë moderatori ngasin makinën nëpër Los Angeles duke kënduar hitet më të bukura të saj.
Reperja amerikane në garazhin e saj posedon një Lamborghini Urus, një Mercedes G Wagon dhe McLaren. Por nuk mbaron këtu, 29-vjeçarja rreshton dhe një Chevrolet Suburban, një Bentley Bentayga si dhe një Rolls Royce Cullinan.
Mes shakave, James pasi ia liston të gjitha makinat që ajo posedon, e pyet se përse mban kaq shumë makina luksoze kur ajo nuk di të ngasë. Shumë sinqerisht, Cardi përgjigjet duke thënë se kjo nuk i intereson pasi mjafton t’i përdorë për fotot e saj.
Reperja së fundmi është bërë nënë e një djali për herë të dytë me bashkëshortin Offset. Çifti kanë dhe një vajzë me emrin Kulture.



