Të fundit

Ylli i “Die Hard” lë aktrimin, diagnostikohet me këtë sëmundje

Aktori Bruce Willis (67) nuk do të merret më me aktrim  pasi u diagnostikua me afazi, raporton revista “People”.

Familja e Willis e ka ndarë lajmin në Instagram mbrëmjen e sotme, duke thënë se mesazhi u është dërguar fansave të Bruce.

“Si familje, ne donim të tregonim se i dashuri ynë Bruce kishte disa probleme shëndetësore dhe se ai u diagnostikua me afazi, e cila ndikon në aftësitë njohëse. Për shkak të kësaj, ai do të merr një pushim në karrierën e tij të aktrimit, e cila do të thoshte shumë për të”, thuhet në njoftim.

Familja shtoi se po kalon momente sfiduese dhe se është mirënjohëse për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen që i vjen nga miqtë, kolegët, fansat e tij.

Afazia është një çrregullim neurologjik i shkaktuar nga dëmtimi i pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për procesin e të folurit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci