Të fundit

Moska: Kemi shkatërruar 52 objektiva ushtarake gjatë natës

Forcat ruse kanë shkatërruar 52 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë një sistem raketash anti-ajrore S-300 pranë Izyum, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës, Igor Konashenkov, sipas la repubblica.

Objektivat e tjera përfshijnë një sistem raketash tokë-ajër Buk-M1, dy raketahedhës, një depo municionesh dhe artilerie dhe dy depo karburanti.

Që nga fillimi i pushtimit, forcat ruse kanë rrëzuar 124 avionë ukrainas, 77 helikopterë, 341 dronë dhe kanë shkatërruar 216 sisteme raketash, 1,815 tanke dhe automjete të tjera luftarake të blinduara, 195 raketahedhës, 762 sisteme artilerie, si dhe 1,689 automjete ushtarake.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci