Të fundit

NATO: Forcat ruse nuk po tërhiqen nga Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen.

Duke folur në Bruksel sot, Stoltenberg tha: “Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit.”

Stoltenberg vijoi më tej teksa tha se Rusua ende po bën presion mbi Kyivin dhe qytete të tjera ukrainase.

“Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjellë edhe më shumë vuajtje.”

Kujtojmë se në bisedimet e paqes mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, pala ruse tha reduktojë forcat ushtarake në dy nga zonat më të sulmuara në Ukrainë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci