Spekulime të shumta për një lidhje dashurie janë dëgjuar për këngëtaren, Selena Gomez.
Pamjet e performancës së saj nga eventi madhështor bënë xhiron e rrjeteve sociale. Koncerti ishte një aferë e madhe, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Selena Gomez dhe sipërmarrësi i teknologjisë Zen Matoshi duke u shfaqur së bashku për këtë event.
Të dy u panë duke shijuar një takim komod në koncertin e Dua Lipës në Neë York City të martën dhe kjo ndezi thashethemet për lidhjen e tyre.
View this post on Instagram
Që kur dyshja u shfaqën së bashku në koncertin e Dua Lipës, ka pasur një bujë të madhe rreth lidhjes së tyre dhe është bërë një pikë diskutimi për përdoruesit e rrjetit.
Për të sqaruar zërat, Selena ka publikuar një video në aplikacionin e njohur “TikTok”, duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare”, ka shkruar Gomez nën video duke shtuar edhe “Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar.”
