Të fundit

Zelensky zhvillon bisedime me Macronin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan mbi procesin e negociatave, rëndësinë e garancive të sigurisë dhe sigurimin e korridoreve humanitare nga qyteti port i Mariupolit, tha Zelensky.

Kjo vjen pasi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë rifilluan sot në internet – vetëm disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi për negociata ballë për ballë.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili po fliste në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, tha se asnjë “plan i miratuar” nuk ishte paraqitur ende pas bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci