Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka shkruar se babait të Ilir Kërçelit, shefit të kabinetit të Glauk Konjufcës, i është ndërtuar “çeshme” në oborrin e një shkolle në Kamenicë.
“Çeshmja” për Skender Kërçelin, babain e Ilir Kërçelit, sipas Nol Nushit ka kushtuar rreth 500 euro. Para këto që janë marrë nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, Ilir Kërçeli, ka thënë se kjo “çeshme” nuk ka bërë dëm, teksa akuzat e PSD i cilësoi si të ulëta.
“Është e ulët kjo, kur dihet qëllimi. Ja ku e keni foton se si ka qene vendi, dhe nuk është demtuar asnjë milimetër gjelbrim”, tha ai në përgjigje me shkrim në rrjetet sociale, pa pranuar të zgjas bisedën nëse ka marrë leje. Por vetëm u arsyetua se kjo që e ka bërë tani është më mirë se gjendja e mëhershme e vendit ku u ndërtua çëshmja, për të cilën mohon të jetë farë monumenti.”
“Për besë është qesharake. Ju lutem vërtetojeni a është përmendore apo çka? Si ka qenë ai vend më herët gjatë qeverisjes së PSD-së?”, tha ai për Klan Kosovën.
Nushi: Babait të Kërçelit i është ndërtuar “përmendore që qet ujë” në Kamenicë
