Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur sipas Policisë, në Gllogoc, rreth orës 19:45, ditën e djeshme.
“Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
