Të fundit

Në parlamentin serb hyjnë 12 lista duke përfshirë 5 të pakicave

Sipas të dhënave të Cesid dhe Ipsos, në mostrën prej 88.8 për qind, në parlament po hyjnë 12 lista zgjedhore, transmeton televizioni publik serb RTS.

Më së shumti vota ka fituar lista e Aleksandar Vuçiqit – Së bashku mund të bëjmë gjithçka – 42,9 për qind (121 vende), Marinika Tepiq – Të bashkuar për fitoren e Serbisë – 13,5 për qind (38 vende), Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë – 11,4 për qind ( 32 mandate), Dr. Millosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë – 5,4 për qind (15 mandate), Ne duhet – 4,6 për qind (12 mandate), Boshko Obradoviq – Lëvizja Serbe “Dveri” – POKS – 3,9 për qind (10 mandate), Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Partia Serbe Mbrojtësit – 3,8 për qind (10 vende).

Ndër partitë e pakicës që hyjnë në parlament, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – Ishtvan Pastor – 1,6 për qind (5 vende), Trashëgimia e Myftiut – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – 1 për qind (3 vende), Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit – 0,7 për qind (2 mandat), SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Ugljanin – 0,5 për qind (1 mandat) dhe Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës – 0,3 për qind (1 mandat)./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci