Mimoza Kusari-Lila, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës, është duke shqyrtuar dy mundësi koalicioni në synim për të përmbysur rezultatin e raundit të parë zgjedhor.
Kusari-Lila mori rreth tetë për qind më pak vota sesa kundër-kandidati i saj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.
Gjini siguroi 45,76 për qind të votave, ndërkaq Mimoza Kusari-Lila fitoi 37,20 për qind të elektoratit në Gjakovë.
Tani, Kusari-Lila është në shqyrtim të dy opsioneve për lidhjen e koalicioneve zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Konkrete s’ka asgjë, jemi në diskutime me PSHDK-në dhe LDK-në por nuk kemi konkretizu asgjë. Kemi ardhë në fazën e diskutimit të koalicioneve gjë e cila ka mbet me u trajtu”, tha Kusari-Lila të martën, në një përgjigje për Express.
Ndërkaq, kandidati i PSHDK-së për kryetar të Gjakovës, Ferdinand Kolaj që është renditur i treti në raundin e tretë tha se ende s’kanë vendosur se cilin kandidat do ta mbështesin.
