Të fundit

Kryesuesi i Bordit të KRM “Ambienti” shkel ligjin dhe tallet me inspektorët

Arton Muhaxherit, kryesuesi i bordit i Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, pas vendimit të Inspektoratit të Punës, që ky i fundit të paguajë një gjobë prej 2 mijë e 300 eurove, pas shkarkimit të jashtëligjshëm të Afërdita Grapcit nga kjo ndërmarrje, ka filluar që të tallet me inspektorët.

Në disa komente në një postim që Arton Muhaxheri ka bërë në Facebook, shpërfaqet tallja që ai bënë me vendimin e Inspektoratit të Punës.

Teksa disa nga komentuesit e pyesin Muhaxherin se “a e ka paguar ende gjobën” dhe “pse nuk lejon shërbyesit civil të punojnë”, kryesuesi i bordit KRM “Ambienti” u përgjigjet duke u tallur e me arrogancë.

“po kismet dillen n’12 hahahahahahaa”, është përgjigja e Arton Muhaxherit për kohën se kur do të paguajë gjobën e Inspektoratit të Punës.

Për t’u mos u mjaftuar me kaq Muhaxheri gjobën e quan “radar kot fare”, raporton Paparaci.

Papradi dje raportoi se Inspektorati i Punës ka gjobitur Arton Muhaxherin me gjobë prej prej 2 mijë e 300 eurove, pasi konstatoi se vendimi i bordit të kësaj ndërmarrje për shkarkimin e Afërdita Grapcit, zyrtares kryesore të Financave në KRM “Ambienti” ishte i jashtëligjshëm.

Mirëpo, pavarësisht këtij vendimi Afërdita Grapcit dje nuk i ishte lejuar që të hyjë brenda ambienteve të KRM “Ambientit”, kjo me arsyetimin se kjo ndërmarrje qëndron pas vendimit për shkarkimin e saj.

Ndërkohë, që kësaj të fundit siç ka deklaruar dje ajo për Paparacin nuk i kanë treguar ndonjë vendim që asaj nuk i lejohet hyrja brenda, teksa ka shtuar se kryesuesi i bordit ka bërë preson me telefonata ndaj sigurimit të kësaj ndërmarrjeje.

Kujtojmë, se në vendimin e Inspektoratit, konstatohet se arsyetimi i ndërmarrjes për shkarkimin e Grapcit “nuk tregon asgjë sepse nuk ka asgjë të konkretizuar dhe të bazuar në prova.”/Paparaci.com

Ndërmarrja publike “përndjek” shefen e Financave, nuk i lejohet hyrja në zyrë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci