Të fundit

LDK-ja dorëzon kallëzim penal në Prokurori, për aferën e KEK-ut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar denoncimin në Prokurorinë e Shtetit të aferës së punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, ai ka bërë të ditur se pas publikimit nga Paparaci të skandalit të punësimeve në KEK, nesër do t’i drejtohet Prokurorisë.

Abdixhiku, ka shkruar se ky konkurs “është kryekëput nepotist dhe është bërë për punësim të familjarëve e aktivistëve të Vetëvendosjes”.

Ai ka shkruar se LDK-ja do të kundërshtojë të gjitha format e nepotizmit edhe pse janë në opozitë.

“Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë”, tha Abdixhiku.

Një hulumtim i Paparacit, i publikuar të hënën, nxjerri në pah shkeljet e rënda ligjore në procesin e rekrutimit të 128 punëtorëve në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, si dhe të afërm të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit, figurojnë në mesin e të punësuarve në KEK.

Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, 120 prej tyre janë të afërm me partinë në pushtet. 40 të tjerë, kanë deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në ndërmarrjen publike.

Nepotizëm, konflikt interesi, punësime militantësh – krimi i pushtetit me punësime në KEK

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci