Të fundit

Të burgosurve në Kosovë u dyfishohen ditët e pushimit vjetor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se u janë dyfishuar ditët e pushimit vjetor të gjithë personave të burgosur në Kosovë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion, Haxhiu tha se çështja e pushimit vjetor për të burgosurit ka qenë një temë që është diskutuar shumë.

Sipas Haxhiut të burgosurit nga tash e tutje do t’i kenë 14 ditë të rregullta pushim vjetor dhe 7 të tjera të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes dhe situata të tilla.

“Ju e dini se aktualisht të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim plus 7 ditë të tjera në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes. Ne kemi shtuar edhe 7 ditë të tjera që i bie 14 ditë pushimi në vit të rregullta plus 7 të tjera në rrethana të jashtëzakonshme që i bie 21 ditë në vit gjithsejtë”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi se nuk përjashtohet në asnjë moment që kjo çështje të trajtohet nga Komisioni për Legjislacion dhe nëse parashihet që këto ditë të ngritën është në mandatin e komisionit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci