Të fundit

LDK-ja i drejtohet mediave pas denoncimit të punësimeve në KEK

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ky kallëzim do të bëhet në orën 14:00 lidhur me skandalin e punësimeve në KEK.

“Sot (e mërkurë), më datë 6 prill 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK. Pas dorëzimit të kallëzimit mbahet konferencë për medie, para Pallatit të Drejtësisë”, thuhet në njoftim të LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar të martën denoncimin në Prokurorinë e Shtetit të aferës së punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Abdixhiku, ka shkruar se ky konkurs “është kryekëput nepotist dhe është bërë për punësim të familjarëve e aktivistëve të Vetëvendosjes”.

Prokuroria të martën ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për punësime familjare e partiake në KEK.

Njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, si dhe të afërm të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit, figurojnë në mesin e të punësuarve në KEK.

Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, 120 prej tyre janë të afërm me partinë në pushtet. 40 të tjerë, kanë deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në ndërmarrjen publike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci