Të fundit

Pas akuzave për plagjiaturë revista e njohur heq punimin e Kastratit e Dugollit

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka shkruar se pas denoncimit nga kjo organizatë, punimi shkencor i Ardian Kastratit dhe Enver Dugollit është larguar nga revista ku këta dy kishin publikuar punimin Diplomacy Through the Ages of Histori: Theorotical Analysis of the Concept” më 2017.

Gjinovci në një postim në Facebook ka shkruar se heqja e punimit nga kjo revistë është verifikim ndërkombëtar i plagjiaturës.

“Verifikim ndërkombëtar: PLAGJIATORË! Revista ku e kanë publikuar punimin plagjiat Dugolli e Kastrati, pas ofrimit të dëshmive nga ORCA, e ka tërhequr atë”, shkruan ai.

Foto: Rron Gjinovci / Facebook

Kastrati dhe Dugolli punimin e kanë publikuar më 207 në revistën “Analele Universitatii Din Craiova-Seria Istorie”.

Më 2021 Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim kishte akuzuar për plagjiaturë dy profesorët e këtij Universiteti, Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin.

Nga ORCA në atë kohë kishin treguar se kishin pranuar një denoncim anonim për plagjiaturë në punimin ‘Diplomacy Through the Ages of Histori: Theorotical Analysis of the Concept”, me autorë Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli, i publikuar në vitin 2017.

raportin e ORCA-s thuhet se, Ardian Kastrati në vitin 2020 dhe Bujar Dugolli në vitin 2018, ishin avancuar duke e përdorur punimin në fjalë. Dhe vetëm falë këtij punimi, ata kanë arritur ta plotësojnë numrin e punimeve shkencore të nevojshme për avancim në pozitat e tyre aktuale, profesor asistent Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli në pozitën profesor i rregullt.

Ndaj akuzave të ORCA-s kishte reaguar edhe Bujar Dugolli. Ai në Facebook kishte shkruar se artikulli i është nënshtruar rregullave të recensionit të fshehtë dhe sistemit të antiplagjiaturës.

Ai kishte shtuar se punimi për të cilin u akuzua nga ORCA trajton fenomene që praktikohen gjerësisht në punime shkencore dhe shumë njerëz bëhen lehtë pre e emaileve anonime./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci