Të fundit

Turqia ofron të presë bisedimet e ardhshme të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë

Turqia mund të vazhdojë të presë bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi, ka thënë ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Cavusoglu i bëri ofertën homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba pasi anëtarët e NATO-s, të cilët janë takuar prej dy ditësh në Bruksel, ranë dakord sot të forcojnë mbështetjen për Ukrainën në mes të luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.

Duke folur nga Brukseli, Cavusoglu tha gjithashtu se kishte ende rreth 30 qytetarë turq, përfshirë shoqëruesit e tyre, të bllokuar në qytetin port jugor të Ukrainës, Mariupol.

Cavusoglu konfirmoi gjithashtu se homologu i tij amerikan Antony Blinken e kishte ftuar atë në Uashington për bisedime më 18 maj, pasi aleatët e NATO-s nisën një platformë për të përmirësuar dhe forcuar lidhjet e tyre të tensionuara prej kohësh këtë javë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci