Të fundit

PSD kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Partia Socialdemokrate sot ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovcationit, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit e ka humbur betejën gjyqësore me Gjykatën Kushtetuese lidhur me reformat në arsim, në Komunën e Kamenicës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe e ka hedhur poshtë vendimin e MAShTI-t për arsim alternativ të përshpejtuar në këtë komunë, duke vlerësuar se nuk është në përputhje me ligjin.

Rasti ndërlidhej me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës më 2019, që ishte iniciuar përmes vendimet të kryetarit të komunës me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Për këtë aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci, nga pozita që e mban.

Ajo ka shtuar që reforma në arsim të vazhdojë.

“Nagavci te DOREHIQET, reforma te vazhdoj”, shkroi ajo në Facebook.

Gjykata Kushtetuese, më 8 prill 2022, doli me vlerësim prej disa pikash prej të cilave thuhej se organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj, se komunat kanë kompetenca vetanake dhe se rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën dhe ligjin.

Në vazhdim, Gjykata theksoi nenin 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale sipas të cilit komunat kanë kompetenca “të plota dhe ekskluzive” në ofrimin e arsimit publik, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, etj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci