Ndeshja e vështirë e Real Madridit kundër Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve nxiti shumë tensione te skuadra spanjolle edhe pse madrilenët arritën të kualifikohen tutje.
Derisa rezultati ishte 2:0 në të mirë të Chelseat dhe ishte duke u zhvilluar minuta e 73-të e ndeshjes tekniku italian vendosi ta zëvendësoj Toni Kroos. Kjo duket se e ka acaruar 32-vjeçarin i cili kishte shpresuar të japë më shumë nga vetja.
Sipas asaj që kanë kapur kamerat, Kroos ka filluar me ofendime drejt Ancelottit.
“Ti bir k… unë po luaja shumë mirë. Je një bir k… shkofsh në djall. Do të të kap me shqelma b…”, ishin fjalët e 32-vjeçarit, i cili gjithsesi brenda pak sekondave e kuptoi gabimin dhe i dha dorën Anelottit përpara se të akomodohej në stol.
Përkundër tensioneve skuadra e Real Madridit arriti ta përmbysë epërsinë e Chelseas dhe u kualifikuan tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me Manchester Cityn.
