Të fundit

Arrestohen dy persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “ Armëmbajtje pa leje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Dëmtim i pasurisë”.

Arrestimi i dy të dyshuarve A. Th., 24 vjeçar, dhe E. Th., 24 vjeçar, të dy shtetas të Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Lidhur me rastin në cilësi të provës material nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike”.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci