Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Monika Lubonja dje ka festuar 54 vjetorin e lindjes. Ajo ka publikuar një video në Instagram, krahas së cilës ka shkruar me humor:
“Uhhhhh…. Kush zvogëlohet edhe 1 vit”. Ndërkohë nuk kanë munguar as urimet nga miq dhe ish banorë të BB.
View this post on Instagram
Aktorja ka përgatitur edhe një festë për rastin e ditëlindjes së saj të cilën do ta mbajë të shtunën.
Të ftuar në këtë event janë figura të njohura, miq e familjarë e ndër ta edhe këngëtarja Jonida Maliqi e cila në Instastoryn e saj ka publikuar ftesën e Monikës.
E veçanta e kësaj feste është sepse është në formë videoje dhe në versionin animacion.
Përmes “Hirushes” Monika ka realizuar një ftesë të veçantë të cilën nuk e kemi parë ndonjëherë më parë.
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Monika Lubonja ishte një nga banoret më dinamike të edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Aktorja tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, duke u bërë një ndër personazhet më të interesante që ndodhej brenda shtëpisë së famshme./Paparaci.com
