Të fundit

LDK-ja i kërkon Qeverisë ta marrë seriozisht raportin e DASH-it

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, ka folur në një konferencë për media lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit për Kosovën.

Mjekiqi tha se mosndëshkimi i sulmeve ndaj gazetarëve nga ana e qeverisë jep shembull të keq për shoqërinë.

Mjekiqi tutje ka kërkuar nga qeveria që ta marrë seriozisht raportin e Departamentit të Shtetit.

“LDK dënon praktikën e sulemeve ndaj mediave pa marrë parasysh se nga vijnë. Mosndëshkimi i sulmeve ndaj gazetarëve nga ana e qeverisë jep një shembull të keq për shoqërinë dhe jep mundësinë që ai shembull të ndjeket edhe nga të tjerët”, tha Mjekiqi.

Ajo poashtu tha se DASH paraqet edhe vështirësitë që kanë hasur gazetarët në përpjekjet për të ju qasur dokumenteve publike.

“Raporti i DASH vë në pah vështirësitë me të cilat janë përballur gazetarët në përpjekjet për të ju qasur dokumenteve publike. Le të kujtojmë poashtu se raporti i fundit i Freedom House thekson po e citoj qeveria Kurti ndërmori një sërë vendimesh kyçe që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi me transparencë të kufizuar dhe pa u konsultuar me kuvendin. Rrjedhimisht kërkojmë nga qeveria që t’i adresojë këto shqetësime të paraqitura në disa raporte ndërkombëtare”, tha Mjekiqi. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci