Të fundit

Pejani demoloi dy vetura dhe sulmoi policët, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person  në Pejë, kjo sepse nën ndikimin e alkoolit demoloi dy vetura në oborr të shtëpisë së tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç njofton Policia në raportin 24 orësh njëra veturë ishte e tij dhe tjetra e babait të tij.

I dyshuari pasi është dërguar në stacion të Policisë ka fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë.

“Pejë 16.04.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborr të shtëpisë, që sipas ankuesit (prindi i të dyshuarit) njëra veturë ishte pronë e ankuesit, tjetra e prindit të tij. Pas shoqërimit të dyshuarit në stacion të policisë i dyshuari i kishte fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci