Të fundit

Paralajmërohet varianti i ri i COVID-19, ministri gjerman alarmon

Derisa numri i infektimeve me koronavirusin në Gjermani vazhdon të bie, ministri federal i Shëndetësisë paralajmëron për mutacione të reja tejet të rrezikshme.

Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit.

Sipas tij “varianti omikron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe ky do të ishte një variant “killer” absolut.”

Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet, shkruan DW.

Ai u shpreh se “qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin omikron ashtu edhe për variantin delta.”

Ndërkohë duket se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve me COVID-19 në Gjermani ka rënë, Instituti Robert Koch njoftoi se javën që lamë pas ka pasur 834.3 infeksione të reja për 100,000 banorë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci