Të fundit

Ronaldo do të mungojë ndaj Liverpoolit

Cristiano Ronaldo do të humbasë takimin e Manchester United në Premier League sot kundër Liverpool, pas vdekjes së djalit të tij të vogël.

Klubi ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon lajmin.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield të martën në mbrëmje dhe ne nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ronaldo ka njoftuar mbrëmë përmes një postimi se ai ka humbur djalin e tij të vogël.

Ai është shprehur se kjo është dhimbja më e madhe që një prind mund të përjetojë.

“Me dhimbjen më të madhe njoftojmë se djali ynë i vogël ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë mund të na jap fuqinë për të tejkaluar këtë moment. Ne do të donim të falënderonim mjekët dhe infermieret për gjithë kujdesin dhe mbështetjen. Ne jemi të mërzitur me këtë humbje dhe me mirësjellje ju kërkojmë për privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Do të duam përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Ronaldo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci