Mjekja anesteziologe Shkëndije Shehu ndodhet në gjendje stabile shëndetësore, pasi pranoi plagë të rënda nga një sulm i qenve endacakë të enjten.
Pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së mëngjesin e së enjtes, anesteziologia Shehu është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive.
Plagët që pësoi në kokë, shpinë dhe këmbë nga sulmi i qenve endacakë, janë të rënda, ka thënë sot për Paparacin, Bekim Rashani, mjeku kujdestar në Klinikën Infektive.
“Pacientja eshte ne gjendje stabile, por ka plage në kokë, në shpinë dhe në këmbë. Ajo tashmë është e hospitalizuar dhe do ta vazhdojë trajtimin në klinikë për ta përcjellë gjendjen e mëtejme”, tha Rashani për Paparacin.

Paparaci, ka vizituar sot Klinikën e Infektivës në të cilën është shtrirë pacientja, mjeke e Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK.
Ajo nuk ka preferuar të deklarohet për rastin.
Përveç mjekes Shkëndije Shehu, edhe dy kolegë të saj në QKUK janë sulmuar nga qentë endacakë të mërkurën dhe të enjten.
Një kardiokirurg dhe një oftamologe kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK pas sulmeve nga qentë endacakë.

