Të fundit

Ish – gruaja ia grabiti shtëpinë, shpërthen këngëtari shqiptar

Këngëtari i njohur, Endri Prifti korçar ka denoncuar ish – gruan e tij pasi kjo e fundit ia kishte grabitur shtëpinë.

Me ndihmën e institucioneve këngëtari e ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop”.

Endri Prifti: Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë. Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin… Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Gazetari: Sa?

Endri Prifti: Rreth 13 mijë-14 mijë euro.

Gazetari: Që ju kishit paguar pjesën më të madhe… Sa?

Endri Prifti: 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto.

Bisedën e plotë mund ta shihni në linkun këtu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci