Të fundit

SHBA – 120 dronë për Ukrainën

SHBA po dërgon një sistem të ri të armëve ajrore pa pilot në Ukrainë, për të cilin Uashingtoni thotë se i përshtatet nevojave të ushtrisë ukrainase.

”Sistemi ajror taktik pa pilot ‘Phoenix Ghost’ është një sistem dronësh i prodhuar nga forcat ajrore”, deklaroi zëdhënësi i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

Më shumë se 120 prej këtyre dronëve të rinj do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e një pakti të ri të ndihmës ushtarake të qeverisë amerikane prej 800 milionë dollarësh.

”Prodhimi i sistemit të dronëve ‘Phoenix Ghost’ kishte filluar përpara se të shpërthente lufta në Ukrainë”, tha Kirby.

Sistemi “Phoenix Ghost”, mund të kërkojë një trajnim minimal për përdoruesit ukrainas që tashmë kanë përvojë në funksionimin e pajisjeve të tjera të ngjashme si dronët ”Switchblade”.

”Switchblades” janë minidronë të cilët fillimisht nisen pa objektiv.

Më pas ata mund të rrethojnë tokën për një kohë të gjatë duke pritur që një objektiv të sulmojë.

Pastaj ata vetëshkatërrohen.

Deri tani, SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës tetë paketa të ndihmës për sigurinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci