Të fundit

Kryeministri italian përgatitet për të vizituar Zelenskyn në Kiev

Kryeministri italian, Mario Draghi, po planifikon një vizitë në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur, për një takim kokë më kokë me Presidentin Zelensky.

Konfirmimi i lajmit vjen nga “Palazzo Chigi” i cili nënvizon se kryeministri, aktualisht i izoluar në shtëpinë e tij në Citta della Pieve, në Umbria, për shkak të Covid, po shqyrton mundësinë e një udhëtimi institucional në Ukrainë.

Vizita mund të bëhet në javët e ardhshme, ndoshta në gjysmën e parë të majit.

Ndërkohë, qeveria italiane, do t’i dërgojë Kievit një ndihmë prej 200 milionësh euro të tjera, krahas 110 milionëve të akorduara tashmë.

Gjithashtu kryeministri po shqyrton mundësinë e përgatitjes së një dekreti për furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, shkruan Rai News.

Por, ambasadori rus në Itali, Sergey Razov, e ka kritikuar këtë ide duke thënë: Të dorëzosh armë në Kiev për mua është një logjikë e çuditshme. Kjo vetëm do të përkeqësojë marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Italisë./abcnews.al/

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci