Një tërmet i fortë goditi sonte Bosnjë-Hercegovinën, i cili u ndje edhe në Kosovë.
“Dnevni avaz” ka publikuar pamjet e tërmetit që u ndje në mbarë vendin, duke përfshirë këtu Sarajevën e Mostarin, transmeton Paparaci.
Sipas raportimeve të mediumit boshnjak, qytetarë të shumtë të Trebinjës, Zenicës dhe Sarajevës dolën në rrugë.
“Gjithçka u trondit nga forca e tërmetit për gati një minutë dhe qytetarët që jetojnë në katet e sipërme raportojnë se gjërat po binin mbi ta”, thuhet në raportimin e mediave të Bosnjës.



