Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të ndeshen sot në mbrëmje për titullin WBC në peshat e rënda.
Kjo ndeshje pritet të jetë njëra prej ndeshjeve më të mëdha boksit, andaj edhe shuma që do të fitojnë boksierët është e majme.
Tyson Fury pritet të fitojë 29.5 milionë dollarë përkundrejt 7.4 milionë dollarëve sa pritet të shkojnë për Whyte.
Fituesi i betejës do të fitojë gjithashtu një shtesë prej 4.1 milionë dollarësh, siç është negociuar nga të dy luftëtarët.
Momentalisht Fury mban titullin e kampionit dhe do të mundohet ta mbrojë atë, kurse Whyte ka paralajmëruar se titulli do të kalojë te ai.
Metçi do të fillojë nga ora 23:00 dhe do të transmetohet direkt nga Radiotelevizioni i Kosovës, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 94 mijë të pranishëm.
