Gjithnjë e më shpesh dëgjohet se institucionet e Kosovës “mund ta marrin në mënyrë të dhunshme” trafo stacionin e Vallaqit në afërsi të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Përse është Vallaqit i rëndësishëm për serbët në veri, e përse për Kosovën?
“Trafo stacioni i Vallaqit furnizon me energji elektrike rreth 85 për qind të familjeve në veri të Kosovës, është strategjikisht i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve në atë pjesë të Kosovës dhe është shumë i përfolur pas njoftimit se pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës planifikojnë ta marrin atë”, shkruan portali serb B92, transmeton Paparaci.
Për shkak të kësaj, banorët e Zhitkovcit, fshatit më të madh të komunës së Zveçanit, vazhdimisht frikësohen dhe kryesisht nuk duan të flasin për media, sikur edhe punëtorët e sigurimit të këtij trafo stacioni.
Kush e kontrollon Vallqin e kontrollon edhe furnizimin me energji elektrike.
“Shpresoj që as kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq këtë herë nuk do ta bëjnë këtë çështje politike dhe se do të punojnë së bashku për të siguruar investime në veri të Kosovës dhe për të kemi integrim gradual të sistemit të energjisë elektrike në veri me sistemin elektrik në jug”, ka thënë Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore në Prishtinë./Paparaci.
