Regjimi rus ka hapur rast penal kundër një opozitari dhe ka mbetur në paraburgim nën akuzat se përhapi informacione të rrejshme për ushtrinë ruse. Gjykata e Moskës ka urdhëruar që Vladimir Kara-Murza Junior të mbetet në paraburgim deri më 12 qershor. Arsyet e paraburgimit të tij janë shpërndarja e informacioneve të rrejshme gjatë një fjalimi në Arizona.
Avokatët e tij kanë thënë se gjatë fjalimit ai ka kundërshtuar operacionin ushtarak në Ukrainë. Opozitari rus i ka mohuar të gjitha akuzat e shtetit. Rast penal është hapur edhe ndaj ish-drejtuesit të portalit të pavarur, Meduza.
Dy kritikët e Kremlinit janë pjesë e fushatës agresive të regjimit të presidentit Vladimir Putin ndaj individëve që shprehen kundër pushtimit të Ukrainës.
Rusia në muajin shkurt miratoi një ligj që dënon deri në 15 vjet burgim të gjithë ata që përhapin lajme të rrejshme për ushtrinë. Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë bërë të ditur se regjimi ka hapur 32 raste ndaj kritikëve të pushtimit të Ukrainës.
