Një tërmet i ri ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën. Tërmeti u regjistrua në orën 18:27, raporton mediumi boshnjak Dnavni Avaz, transmeton Paparaci.
Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) fillimisht raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter dhe se epiqendra ishte 14 kilometra nga Stolac dhe 41 nga Mostari.
Tani, pas informacioneve më të sakta, EMSC ka publikuar të dhëna të reja. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra u regjistrua 13 kilometra nga Stolac dhe 40 kilometra nga Mostari në një thellësi prej tetë kilometrash.

