Të fundit

Deliu-Kodra akuzon ministren Haxhiu: Po i jep zë krimit

Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Albulena Haxhiu po i jep zë krimit. Sipas saj, ministrja e Drejtësisë duhet të mbajë qëndrim publik lidhur me skandalin financiar ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur se shefja e dikasterit të Drejtësisë, duhet të mbajë po ashtu qëndrim politik nëse ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet apo ta vazhdojë punën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Ministrja e Drejtësisë, nuk ka rast të mundshëm që nuk e përdor e keqpërdor për të krijuar idenë e një mbrojtjëse të drejtësisë; duke na treguar përkushtim për rend e ligj, për luftë kundër korrupsionit, për transparencë e llogaridhënie”, shkroi ajo në Facebook.

Mes tjerash, Deliu-Kodra deklaroi se Haxhiu duhet të mbajë qëndrim publik lidhur me rastin; për hetimin e pasurisë së tij, për dyshimin e përfshirjes në shpëlarje parash e përfitim nga “mafia serbe e energjetikës”.

“E për t’ju dhënë përgjigjie shumë pyetje, komisioni hetimor do të themelohet, me ose pa vullnetin e mazhorancës”, përfundoi ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci