Të fundit

“Skandali i Berishajt”, “Blerja e energjisë”, Haradinaj pyet për kufijtë moral të Kurtit e Osmanit

Implikimi i dyshimtë i ambasadorit Martin Berishaj në një aferë dhe blerja e energjisë elektrike janë disa prej çështjeve që Ramush Haradinaj i ka ngritur në një status të gjatë në Facebook.

Madje, Haradinaj ia ka bërë disa pyetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit duke thënë se “ku janë kufijtë moral të kryeministrit dhe presidentes?”.

Kreu i AAK-së në një postim në Facebook ka thënë se presidentja Osmani duhet ta sqarojë se me çfarë motivacioni ia ka dhënë shtetësinë ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ditëve të fundit u përfshi në një skandal financiar në Slloveni.

Haradinaj pyeti Osmanin duke thënë se “a i ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për të verifikuar aktivitetin e ambasadorit?”.

Ndërkaq, lidhur me Kurtin, ish-kryeministri tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte cilësuar si mafioze kompaninë GEN, teksa u shpreh se cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo ndërmarrje, sapo erdhi në pushtet.

“A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?”, pyet Haradinaj.

Madje, deputeti i AAK-së shtoi se a është pikërisht “frika se po zbulohet ky skandal, për shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?”.

“A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal? Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes. Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta?”, përfundoi Haradinaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci