Të fundit

Kurti: Kosova mbetet partner i besueshëm i SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot kanë folur për suksesin e Kosovës dhe rolin e kontributin qe SHBA-ja e jep për vendin.

Ai në një konferencë për media me ndihmësekretaren amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, ka thënë se Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë në ushtrimin e madh ushtarak ndërkombëtar “Defender 2021” dhe ka strehuar gjithashtu edhe 1471 shtetas afganë duke shtuar se këto janë kapacitete të Kosovës për kontributin përkrah SHBA-së në sigurinë rajonale, evropiane e globale.

Ai ka thënë se të dielën janë bërë dy muaj që kur nisi pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, duke shtuar se kjo luftë po zgjatë shumë më shumë sesa agresori priste të ndodhte.

Kurti ka thënë se duhet të mbeten të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxisë zemërimi i Kremlinit.

“Përpos sanksioneve ndaj Rusisë, kemi treguar solidarizim me Ukrainën. Kemi shprehur gatishmëri të presim deri në 5 mijë refugjatë. Por, jo të gjitha shtetet e Ballkanit kanë vendosur sanksione. Është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë. Një refuzim i tillë tregon vlerë, orientim dhe aleancë. Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, është i domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE. Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës por edhe në NATO”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të jetë në mbrojtjen e vlerave evropiane.

Kurti ka thënë se Kosova mbetet aleatë që nuk pyet pse, por si dhe jo sa, por kur.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci