Të fundit

Sekretari i OKB-së viziton Moskën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është nisur për në Moskë. Guterres ndodhet aktualisht në një aeroplan për në Moskë, tha të hënën Zëvendës Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm Farhan Haq, raporton CNN.

Guterres do të “pritet” nga presidenti rus Vladimir Putin të martën, ku do të zhvillojë takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Guterres ka në plan të udhëtojë gjithashtu edhe në Kiev, për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba të enjten.

“Është e rëndësishme që Sekretari i Përgjithshëm të jetë në gjendje të flasë qartë me udhëheqjen e të dyja palëve dhe të shohë se çfarë përparimi mund të bëjmë. Në fund të fundit, qëllimi përfundimtar është ndalimi i luftimeve dhe gjetja e mënyrave për të përmirësuar situatën e njerëzve në Ukrainë, për të zvogëluar kërcënimin dhe për të ofruar ndihmë humanitare ndaj tyre,”, tha zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Haq tha gjithashtu se Guterres nuk ka folur me presidentin e Shteteve të

Bashkuara Joe Biden përpara udhëtimit të tij të ardhshëm në Moskë dhe Kiev. Megjithatë Guterres ka folur me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë./abcnews.al/

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci