Po bëhen gati se një muaj që kur ka filluar gjyqi i aktoritJohnny Depp kundrejt ish – bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Interesimi për rrjedhën e këtij gjyqi është i mjaft i madh.
Gazetari britanik Nick Ëallis ka shpërndarë një video teksa shihen qytetarë të shumtë teksa presin të hyjnë brenda në gjyq në mnëyrë që ta shohin nga afër.
Gjyqi po mbahet në qarkun e Fairfax në Viriginia.
Sipas The Washington Post, 100 persona mund të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë çdo ditë në seancë, ndërsa disa madje ofrojnë të paguajnë për byzylykët e dikujt tjetër në mënyrë që ata të mund të jenë pjesëmarrës.
Welcome to the longest queue so far outside Fairfax County Court, Virginia for the beginning of Week 3 of DeppvHeard. Johnny Depp’s cross-examination is expected to conclude today. pic.twitter.com/50WJgZ3Zbg
— Nick Wallis (@nickwallis) April 25, 2022
Ylli i “Pirates of the Carribean” e ka paditur aktoren – me të cilën u shkurorëzua në vitin 2016 – për shpifje për shkak të një tregimi të publikuar në vitin 2018, ku ajo la të kuptohej se ai kishte abuzuar me të.
Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një opinioni që pretendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij në Hollyëood.
Heard, nga ana tjetër, ngriti një kundërpadi, duke e akuzuar aktorin për gjoja orkestrimin e “fushatave shpifëse” kundër saj dhe duke e përshkruar padinë si një vazhdimësi të “abuzimit dhe shqetësimit. Ajo kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim, si dhe imunitet nga pretendimet e Depp.
Aktori hollivudian dëshmoi për një fëmijëri traumatike me një nënë të dhunshme, duke pretenduar se marrëdhënia e tij me Heard e reflektonte këtë. Ai gjithashtu e akuzon atë për keqtrajtim ndaj tij.
Gjyqi i profilit të lartë, i cili aktualisht transmetohet drejtpërdrejt në Court TV, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në rrjetet sociale që prej fillimit të tij më 19 prill, madje ka shkaktuar edhe prodhimin e gjësendeve të ndryshme me motive gjykimi.
