Të fundit

Zbardhen detaje për sulmin ndaj policisë në veri të vendit

Policia e Kosovës  ka dhënë detaje për sulmin që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se nga ky sulm përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, tha ai për Paparacin.

Tutje ai shtoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Ky është sulmi i gjashtë me radhë që po bëhet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kujtojmë se, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i pati quajtur këto sulme si akte terroriste.

Sulmohet sërish policia në veri

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci