Të fundit

Çfarë fshihet pas vizitës së emisarëve amerikanë në Beograd?

Cameron Munter, ish-ambasador i SHBA në Beograd, konsideron se para Serbisë është vendimi për atë se cilën anë do ta zgjedhë në këtë realitet të ri botëror.

Në një intervistë për VoA, Munter, i cili ka qenë ambasador i SHBA në Beograd prej vitit 2007 deri 2009, ka vlerësuar se largimi nga vlerat perëndimore, mund ta dërgojnë Serbinë dhe qytetarët e saj në harresë.

Duke folur për turneun ballkanik të Karen Donfriend, ndihmës sekretaren e shtetit të SHBA për çështje evropiane dhe euroaziatike, Munter konsideron se qëllimi i kësaj vizite është i shumëfishtë.

Sipas Munter, Donfried do të fokusohet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, luftën kundër korrupsionit, të ardhmen e anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, problemet në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe rrethanat e reja botërore të krijuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

I pyetur a mendon se ajo mund të kërkojë mbështetje më të gjerë ose më të fortë në lidhje me agresionit rus ndaj Ukrainës, veçanërisht në Serbi, e cila nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, Munter tha se mendon se Donfried nuk do të shkojë në Beograd dhe thjeshtë ta vë presidentin serb Aleksandar Vuçiq para zgjedhjes të bërë një gjë ose një gjë tjetër.

Nëse e njoh mirë dhe mendoj se ajo është një diplomate e shkëlqyer, ajo dhe Christopher Hill do të përpiqen të kuptojnë mënyrat me të cilat ata do të detyrojnë Serbinë që të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të fitojnë mbështetje gjeopolitike në rajon – të cilën ata e kërkojnë në përpjekje për të penguar depërtimin rus dhe ndikimin kinez, tha Munter.

Ai beson se do të jetë e vështirë që Donfried të marrë mbështetjen e Vuçiqit për sanksionet kundër Rusisë.

Sipas Munterit, Brukseli dhe Uashingtoni ende nuk kanë vendosur çfarë pasoja do të ketë për Serbinë, sepse ajo nuk e harmonizoi politikën e saj ndaj Rusisë me Perëndimin./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci