Shëpia e futbollit evropian (UEFA) pritet të sjellë ndryshime të reja në formatin e organizimit të Ligës së Kampionëve. Ndryshime këto mjaft të mëdha.
Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pritet të bëhen me vetëm nga një ndeshje, pra me eliminim direkt, si dhe finalja dhe gjysmëfinalet të zhvillohen në një vend, brenda një jave. Ky format ndryshe njihet si “Final Four”.
Raportimi ka ardhur nga e përditshmja “Times”, ndërsa UEFA akoma nuk ka lëshuar ndonjë njoftim zyrtar , por presidenti Aleksander Ceferin e ka miratuar idenë në të kaluarën dhe Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) thuhet se është e gatshme për të dhënë vulën e miratimit.
Propozimi për një qytet të vetëm për të pritur të tre ndeshjet do të ishte sfidues për shkak të numrit të tifozëve që zbresin dhe ka të ngjarë të arrihet vetëm me qytetet kryesore evropiane si Londra, Parisi, Madridi, Berlini, Stambolli dhe Roma.
Përfundimi i gjysmëfinaleve do të hyjë në lojë për sezonin 2024/25, deri në atë moment do të ketë një format krejtësisht të ri.
