Të fundit

Rusët lëshojnë raketën pranë hotelit ku qëndron shefi i OKB-së në Kiev

Dy shpërthime të mëdha u raportuan mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin ukrainas. Ndërkohë, sipas zëdhënësit të tij, një nga raketat që goditi Kievin të enjten ishte pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë.

Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News. Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, tha Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.

“Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci