Të fundit

NATO dërgon raketat “Patriot” në Sllovaki

Raketa Patriot tokë-ajër të NATO-s mbërritën në bazën ajrore të Sliacit, në Sllovaki, në kohën kur aleanca e Atlantikut Verior po kërkon të forcojë krahun lindor të saj në mesin e agresionit rus në Ukrainë.

Sllovakia vetë këto kohë i ka siguruar Ukrainës sisteme mbrojtëse antiajrore  S-300. Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda.
Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato. Në këtë pikë, konsiderohet se mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus. Për këtë arsye, Kievi insiston me kaq këmbëngulje që forcat e tij ushtarake të pajisen me armë të rënda, ku bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës. Ndërkohë shume  shtete te NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s.Por tani para ofensivës së madhe që ka filluar në Donbas duket se njëri pas tjetrit vendet e NATO-s po i lenë mënjanë këto shqetësime. Së fundi, edhe dhoma e Ulet e parlamentit të Gjermanisë ngurruese deri më tani, e miratoi sot me shumicë dërrmuese thirrjen dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. Nisma kaloi me 586 vota pro, 100 kundër e 7 abstenime.Në një deklaratë të publikuar në Berlin të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci