Të fundit

A është në një lidhje Mozzik?

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Më lër të flas’ është reperi Mozzik, i cili ka gjatë intervistës nga vëllezërit Veshaj, ka treguar disa gjëra nga jeta e tij që nuk i dinim më parë.

Ai ka thënë se nuk është në një lidhje për momentin, ndërsa gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë është momenti kur është bërë baba.

Me një dashuri të madhe për të bijën, Mozzik tregoi se është dhurata më e bukur për të që ja ka zbukuruar rininë. Mozzik u shpreh gjithashtu se nuk është i mirë në flirtime me femrat dhe se kur dëshiron diçka shkon direkt në temë e tregohet i sinqertë.

Romeo Veshaj: Je në një lidhje?

Mozzik: Jo për momentin nuk jam në një lidhje.

Donald Veshaj: Cila është pjesa më e mirë e të qenurit baba?

Mozzik: Pjesa më e bukur është që gjëja më e parë është që mendoj para për vajzën pastaj për vete. Gjëja më e rëndësishme që do doja të dinte ajo kur të rritet doja që ajo të dije që ardhja në jetë e saj nuk ka qenë rastësi, ka qenë dëshira më e madhe e imja. Mbetet dhurata më e bukur dhe ma ka zbukuruar rininë. Ka qenë periudha më e bukur e imja.

Romeo Veshaj; Sa bukur flet, si flirton ti?

Mozzik: Nuk jam tip që flirtoj shumë, kam pasur edhe një kohë që ka qenë e gjatë në lidhje dhe nuk kam pasur eksperienca. Nuk di me flirtu por nëse më pëlqen dikush nuk e kam problem ta them jam i sinqertë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci