Të fundit

Ja sa delegatë janë mbledhur sot në Kuvendin e PD-së

1425 delegatë janë prezent në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Kuvendin e PD të mbledhur sot, Belind Këlliçi.

“Pas raportimit nga sekretariati teknik rezulton se prezent në sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se se numri i përgjithshëm është në total 1838 duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarët e këshilli Kombëtar dhe kuotat e tjera. Se prezent në sallë janë më shumë se gjysma. Pra për këtë arsye zyrtarizoj çeljen e Kuvendit Kombëtar.” tha Këlliçi.

Këto delegatë do të zgjedhin ditën e sotme Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët. Kuvendi pritet që të votojë edhe një sërë ndryshimesh statutore, mes të cilave edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite dhe do të zgjidhet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Gjithsej në podium do të marrin fjalën 20 persona. Mes tyre pritet të jetë edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Përveç saj, pjesëmarrjen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe Arben Imami, Fatbardh Kadilli, Rudina Hajdari si dhe Myslim Murrizi./abcnews/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci