Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka nënshkruar një kontratë të re me katalunasit, e cila do ta mbajë 23-vjeçarin në “Camp Nou” deri në vitin 2026.
Araujo ishte bashkuar me Barçën në vitin 2018, ndërsa fillimisht kishte një kontratë deri në vitin 2023. Me kontratën e re urugajanin ka një klauzolë prej 1 miliardë eurove për lirimin e tij.
Futbollisti ka pranuar se ai ka vendosur të qëndrojë te Barcelona edhe pse kishte marrë oferta nga Manchester United dhe Liverpool.
23-vjeçari ka shënuar katër gola në 39 paraqitje me Barcelonën këtë sezon.
