Pas medaljes së bronztë nga Distria Krasniqi dje, edhe Laura Fazliu do të stoliset sot në Kampionatin Evropian të xhudos, pasi që arriti të kualifikohej në finale.
Fazliu triumfoi ndaj xhudistes spanjolle, Cabana Perez.
21-vjeçarja arriti gjithsej tre fitore sot, ndërsa në finale do të takohet me xhudisten nga Britani e Madhe, Howell Gemma.
